Ribery zyrtarisht te Fiorentina, zbulohet kontrata e majme dhe prezantimi prej legjende!

21 Gusht 2019
13:44
back button

Franck Ribery firmosi kontratë 2-vjeçare me Fiorentinën, me pagë 4 milionë euro në sezon, plus disa bonuse që nuk janë zbuluar.

Klubi nga Firencen bëri me dije se prezantimi para medieve do të bëhet ditën e enjte (nesër), në orën 17:30. Ndërkohë në orën 20:00 do të hapen dyert e stadiumit “Artemio Franchi”, aty ku sulmuesi francez do të zbresë në fushë për të përshëndetur tifozët violë, ku pritet të ketë dyndje të madhe për të pritur lojtarin e tyre më të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit