Zvicra ka publikuar listën e të grumbulluarve për takimet ndaj Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit. Në emrat e Kombëtares helvete, bie në sy fakti që janë vetëm dy shqitparë që bëjnë pjesë në këtë grumbullim, që është diçka shumë e rrallë.
Granit Xhaka dhe Albian Ajeti do të jenë pjesë e Zvicrës për dy sfidat e fundit të kualifikueseve të Euro 2020. Gjithashtu, ka pasur edhe surpriza, me emra si Moubandje, Fassnacht apo Vargas, të cilët kanë marrë një ftesë nga trajneri Petkovic.