“Zvicra, Kosova dhe Shqipëria?” Kamberi sqaron motivin e zgjedhjes nga grumbullimi kuqezi!

12 Nëntor 2019
13:40
back button

Florian Kamberi, “blerja e re” kuqezi, ka dalë sot në konferencë për shtyp për mediat nga grumbullimi i Shqipërisë:

“Më kanë pritur shumë mirë që ditën e parë. Ndihem mirë. Kam pasur kontakt me Shqipërinë, Zvicrën dhe Kosovën. Shqipëria ka pasur më shumë interes prej dy vitesh dhe ishte e lehtë të zgjidhja”

“I kam thënë të tre kombëtareve që duhet të stabilizohesha në klub njëherë dhe të shënoja. Pastaj do mendohesha. Isha i hapur me të tre kombëtaret e kam thënë edhe në Skoci”.

“Stërvitjet janë të mira. Më pëlqejnë”.

“Jam i gatshëm, në formë të mirë dhe me shëndet!”.

“Nuk e di çështjen e lejes FIFA, janë njerëz të tjerë që merren”.

“Më pëlqen të luaj me dy sulmues dhe kjo më ndihmon shumë. Kam biseduar me trajnerin Reja. Do të shohim tani kur të luajë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit