Zbulohet sakrifica e çmendur që do të bënte Messi për Neymar

15 Tetor 2019
18:43
Denis Hakanaj
back button

Messi do të kishte qenë gati të sakrifikonte një pjesë të madhe të rrogës së tij vetëm për të mos e lënë Neymar-in që të shkonte te Real Madrid. Kjo është bërë e ditur nga portali fichajes.net.

Braziliani i PSG  është kërkuar nga Real Madrid dhe Barcelona gjatë verës. Ai nuk ka qenë kundër transferimit në Madrid, por ndërhyrja e Messi-t ka prishur planet e madrilenëve.

Argjentinasi, në fakt, duket se ka qenë i gatshëm të sakrifikonte 20 milionë euro nga rroga e tij vetëm që ta kishte përsëri në krah te Barcelona.

Operacioni ka dështuar më pas për shkak se katalanasit nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje me klubin Paris Saint-Germain.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit