E FUNDIT: Xhaka dhe Grezda, shpërthen Reja! “Të mos i duket vetja Messi!”

13 Nëntor 2019
12:56
back button

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja i ka dhënë përgjigje Taulant Xhakës dhe Eros Grezdës, që janë shfaqur si rebelët e kombëtares. “Kemi arritur ekuilibër skuadre dhe kemi grup të shkëlqyer. Janë të gjithë të lumtur që vijnë dhe janë të qetë dhe të lumtur. Xhaka të mendojë të vijë të luajë. Nëse nuk luan, ndoshta nuk i pëlqen. Por, përgjegjësia është e imja, si trajner, kush luan dhe kush jo. Futbollistët duhet të pranojnë këto kushte. Ndryshe, nuk bëjnë pjesë i këtij grupi. Një lojtar duhet të vijë edhe nëse nuk luan. Luan njëri apo tjetri, nuk ka rëndësi, luan Shqipëria”.

“Kush mendon se është Messi, këtu nuk ka vend! Më vjen keq edhe për Grezda, sepse nuk pranoi këto situata dhe i thashë “ik në shtëpi, nuk kam se çfarë të bëj”. Duhet ta bëjmë kombëtaren e madhe dhe nëse nuk bien dakord me këto kushte, të ikin në shtëpi, këtu nuk ka vend”.

“Ju po flisni sikur është tragjike, por nuk më duket aspak kështu. Tragjeditë janë të tjera. Ka disa futbollistë që janë tërhequr vetë. Nuk ka çështje këtu! Nga jashtë flisni çfarë të doni, por nga brenda e dua familjen të bashkuar. Ka lojtarë polivalent që pranojnë të luajnë në çdo pozicion. Unë bëj zgjedhje. Çdo problem sqarohet brenda grupit. Janë mediat që nxjerrin çështje që nuk ekzistojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit