Vllaznia bën boom në merkato, prezantohen dy brazilianë!

21 Gusht 2019
13:42
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka arritur firmën me dy futbollistë të tjerë. Administratori Suad Lici ka prezantuar afrimin e dy brazilianëve, Hygor Giumaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares. Të dy janë emra të panjohur për kampionatin tonë dhe shkojnë në Shkodër si baste. I pari është mesfushor qendre, ndërsa i dyti luan si sulmues.

Publikimi i Vllaznisë – “Skuadra e Vllaznisë është plotësuar edhe me dy lojtarë të tjerë. Mesditën e sotme kanë firmosur kontratat dhe janë prezantuar edhe dy blerjet e rradhës. Bëhet fjalë për futbollistët brazilianë Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares. I pari është 30 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e një skuadre në Liban. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.

 

“Ndërkohë Wenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij. Kontratat e këtyre futbollistëve janë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Ndërkohë nga pasditja e sotme, të dy lojtarët janë vënë në dispozicion të stafit teknik duke zhvilluar seancën e parë stërvitore. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistëve Hygor dhe Wenderson dhe shpreson që bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve të arrijnë objektivat e klubit”, – shkruan klubi shkodran.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit