Vizitë dhe lajmi i papritur për rikthimin, Teqja surprizon Partizanin

5 Nëntor 2019
15:56
Eraldo Harlicaj
back button

Një vizitë surprizë e portierit Aldo Teqja në stërvitjen e Partizanit. Ai ka shkuar dhe ka parë përgatitjet ekipit në fushën stërvitore të “Demave” në Pezë Helmes. “Gardiani i portës” duket mirë dhe ka kaluar problemet që kishte me shëndetin. 

Portieri u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit të tij, por fatmirësisht e kaloi këtë problem të madh. Ai ka ndjekur shokët e ekipit dhe faqja zyrtare e Partizanit ka shpërndarë fotot e këtij momenti.  “Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për javën e 12 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00 në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Lerda dhe stafi kanë vijuar normalisht programin stërvitor. 

“Një surprizë e këndshme për lojtarët dhe stafin përgjatë seancës së sotme ishte edhe prezenca e portieri Aldo Teqja, i cili ka ndjekur nga afër përgatitjet dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet kampionëve në ditët në vijim. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën sërish në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë”, – shkruan Partizani. Teqja duket se do të rikthehet në stërvitje dhe ky është një lajm shumë i mirë për të kuqtë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit