VIDEO: Ylli brazilian si Balotelli, sulmon tifozët pas koreve raciste!

11 Nëntor 2019
9:32
back button

Racizmi është një plagë që duket se nuk do të shërohet kurrë dhe skena të tjera kanë ndodhur në Ukrainë. Pas incidenteve të ndodhura në Serie A, ku Balotelli goditi topin te tifozët e Veronës, të tjera skena kanë ndodhur në sfidën Shakhtar Donetsk-Dinamo Kiev.

Mesfushori brazilian Taison nuk ka duruar koret raciste drejt tij dhe ka ndalur lojën, duke i treguar gishtin e mesit tifozëve të Dinamos, si dhe goditi topin drejt tribunës së tyre. Ky gjest nuk është toleruar nga arbitri, i cili e ka ndëshkuar me karton të kuq Taison, me këtë të fundit që ka lënë lojën mes lotëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit