Video: Të kuq dhe nerva, Ajaxi nuk ia del në Qipro / Brugge dhe Slavia drejt grupeve

20 Gusht 2019
22:56
back button

Emocionet e Champions League u rikthyen mbrëmjen e sotme me 3 ndeshjet të vlefshme për fazën e “Play-Off”-it. Ajaxi luajti në transfertë ndaj APEOL Nicosias, ndërsa Cluj priti Slavin e Pragës. Sfidë interesante ishte dhe ajo ndërmjet LASK Linz dhe Clube Brugge. 

APOEL Nicosia – Ajax 0-0

Ajaxi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0. Ekipi holandez ka humbur nga shkëlqimi i vjetshëm me disa prej yjeve të skuadrës të larguar. Kampionët e Holandës dominuan sfidën, por gjetën përballë një ekip mjaft të fortë. Vendasit kishin disa mundësi të mira, por nuk i shfrytëzuan dot. Momenti kulminor i ndeshjes ishte dalja me të kuq e Mazraouit në minutën e 80′. Apoeli rriti presionin në minutat e fundit, por Ajaxi mori një barazim me vlera. Kualifikimi vendoset në sfidën e dytë që do të luhet në Holandë.

                                                                                  Cluj – Slavia Praha 0-1

                                                                                  Shënues: Masopust 28′

Fitore surprizë e Slavia Prahës 0-1 në fushën e Cluj. Vendasit ishin më të favorizuar pas eliminimit të Qarabag-ut, por dolën të humbur. Çekët aktivizuan nga minuta e parë ish-sulmuesin e Skënderbeut Peter Olayinka. Ky i fundit u bë protagonist në fitimin e goditjes së këndit që solli golin e avantazhit për çekët. Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në minutën e 28′ nga Lukas Masopust. Goditje këndi, topi në gjysmëlartësi drejt lojtarit çek dhe një goditje në ajër nga një distancë prej 20 metrash. Deri në fund të takimit, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi.  

 

                                                                           LASK Linz – Clube Brugge 0-1
                                                                             Shënues: Vanaken 10′

LASK Linz nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitic në ndeshjen ndaj Clube Brugge. Ekipi austriak ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj belgëve. Penalltia e kthyer në gol nga Vanaken në minutën e 10′ ka vendosur ndeshjen. VAR-i dhe gjyqtari ishin në të njëjtin mendim, por 11-metërshi u shoqërua me polemika. Me këtë fitore, Brugge është dukshëm i favorizuar për kalimin në fazën tjetër të Champions Leagues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit