VIDEO: Takefusa Kubo spektakolar, talenti i Realit shënon golin e parë në La Liga!

10 Nëntor 2019
13:42
back button

Takefusa Kubo më në fund ka gjetur golin e parë në La Liga. Talenti i Realit të Madridit, i cili është huazuar te Mallorca, ka shënuar ditën e sotme në sfidën ndaj Villareal.

Japonezi, i cili është bërë i njohur, për faktin se ishte rritur tek akademia e Barcelonës, por vitin e shkuar firmosi për Realin, pas aventurës në kampionatin japonez me Tokyon. Ditën e sotme, në minutën e 52-të, Kubo ka lëshuar një predhë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Villareal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit