Video: Partizani ngec në Vlorë, Flamurtari tregohet heroik

10 Nëntor 2019
18:27
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari bën atë që nuk pritet, ndal Partizanin në shtëpi. Kampionët nuk shkuan më shumë se një 1-1 kundër vendit të fundit duke mos shfrytëzuar ndaljen e kundërshtarëve për titull. Ekipi i kuq nuk ishte aty ku duhet duke mos marrë fitoren, pavarësisht se ishin më dominant në fushën e lojës. 

Pjesa e parë pa një Partizan më kërkuar, ndërsa Flamurtari u mbrojt më mirë. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë, ndërsa emocionet u lanë për pjesën e dytë. “Demat” shënuan me Belicën në minutën e 52′.

Telushi goditi një ense, ndërsa Moçka nuk e kontrolloi si duhet duke lënë topin në zonë. Belica e shfrytëzoi mjaft mirë dhe goditi topin në rrjetë. 

Avantazhi i miqve zgjati pak, pais Nebhiu riktheu baraspeshën. Sulmuesi i vendasve mori një top të mirë dhe gjuajti nga jashtëzone duke gjetur cepin e portës së Hoxhës për 1-1.

“Demat” rritën presionin deri në fundin e lojës, por Trashi gaboi në një moment, ndërsa në fundin e lojës Moçka i ndal një gol të sigurt William Cordeiros. 

Partizani vazhdon kryesimin me 22 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë, ndërsa Flamurtari mban vendin e fundit me vetëm 4 pikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit