Video: Messia zbret sërish në Camp Nou, Barcelona i falet atij!

9 Nëntor 2019
23:01
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Real Madrid-it duke mposhtur me rezultatin 4-1 Celta Vigon. Katalanasit i falen liderit të tyre Lionel Messit. Argjentinasi shijoi një nga netët e tij magjike. Ai ishte në një formë fantastike dhe ia doli të mposhte i vetëm skuadrën mike. 

Messia i futbollit hapi ndeshjen në minutën e 23′ me penallti. Shtatshkurtri u tregua i ftohtë si akulli dhe mposhti portierin kundërshtar. 

Miqtë reaguan mirë dhe barazuan me Aspas. Sulmuesi i Celtas shënoi mjaft mirë duke pushuar topin në rrjetë, por gëzimi i tij zgjati vetëm pak. 

Messi u rishfaq duke i dhënë leksione për goditjet e dënimit. Argjentinasi e çoi topin në trekëndësh dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Ai gjeti dhe golin e tretë thuajse identik me të dytin. Goli i katërt dhe i fundit u shënua nga Sergi Busquets. Barcelona i bashkohet Realit në krye të klasifikimit me pikë të plota. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit