Dortmundi më në fund ka zhbllokuar ndeshjen kundër Wolfsburgut. Thorgan Hazard realizon një gol me peshë, pasi çon rezultatin në 1-0. Belgu mori një top të bukur në dalje të zonës dhe me një goditje me të djathtën e dërgoi mjaft bukur në rrjetë.
Pak minuta më vonë është Guerrero që shënon golin e dytë duke vulosur rezultatin në 2-0. Gjermanët kanë siguruar fitoren me këtë rezultat.