Vettel: Në Francë për hakmarrje, të marrim atë që na hoqën padrejtësisht

19 Qershor 2019
9:22
Telesport
back button

Pas polemikave në garën e fundit të zhvilluar në Kanada, ku Sebastian Vettel u penalizua me 5 sekonda dhe humbi vendin e parë, te Ferrari dëshira për hakmarrje është e madhe. “Dëshira për të fituar është jashtëzakonisht e madhe. Garojmë në Francë, në një pistë që në përshtatet, por duhet të punojmë shumë gjatë fundjavës për të qenë gati në garë. Ka disa pjesë të gjata dhe kthesa të shpejta, që mund të na ndihmojnë”, tha Vettel.

Vettel e kërkon me ngulm fitoren e parë sezonale. “Në fakt, një fitore e arrita në Kanada, por ma hoqën padrejtësisht. Gjithsesi, jam gati të rikonfirmohem në pistën franceze. Do të jetë një garë ku gomat sërish do të ndikojnë dhe besoj se do të ketë vetëm një ndalesë. Problem mund të jenë kushtet klimaterike dhe të evitoj ndonjë aksident. Vjet gara ime u ndal në xhiron e parë pas një aksidenti, këtë vit shpresoj të jetë ndryshe”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit