Vetëm matematika e mban Lazio-n në lojë, Inzaghi: “Kualifikimi u kompromentua!”

7 Nëntor 2019
22:12
back button

Në përfundim të ndeshjes ndaj Celtic, e përfunduar me disfatën e bardhekaltërve me rezultatin 1-2, ishte trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ai që komentoi për mediat humbjen e tretë për ekipin Italian në 4 ndeshet e zhvilluara në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

“Kualifikimi është tashmë i kompromentuar, edhe pse matematika nuk na përjashton. Duhet të mendojmë të bëjmë 6 pikë dhe të shpresojë pastaj që Cetic të fitojë në Rumani. Ka shumë hidhërim për këtë rrugëtim europian. Fatjekqësisht u desh që të shtyja ndonjë futbollist përtej limiteve në nivelin fizik”, deklaroi Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit