Vështirësia për gjetjen e biletave, tregu i zi kap shifra të larta

12 Nëntor 2019
19:24
Eraldo Harlicaj
back button

Tregui i zi nuk është një problem që ndodh vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë. “Dardanët” do të luajnë kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pritet që interesimi të jetë shumë i madh. 

Shitja online e biletave ka nisur dhe Federata Kosovare e Futbollit ka përcaktuar dhe çmimet apo vendet se ku do të ulen. Numri i limituar i biletave ka bërë që të lulëzojë tregu i zi. 

Shumë informacione janë shpërndarë në rrjet për biletat që kapin dhe shifra të larta deri në 1000 euro. Policia mund të veprojë shumë thjeshtë për t’i zbuluar persona të tillë, por duket se nuk do të ndërhyjnë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit