Vendos rekordin historik, Gabigol është futbollisti më i shtrenjtë

27 Janar 2020
22:42
back button

Transferimi i Gabigol është në momentet e fundit të finalizimit. Sipas asaj që raporton “UOL Esporte” negociatat mes Flamengo dhe Inter në lidhje me sulmuesin 24-vjeçar është drejt fundit.

Në fakt, portali brazilian raporton si të përfunduar transferimin: “Transaksioni u finalizua sot me prezencën e Marcos Braz dhe Bruno Spindel në qytetin Italian. Njoftimi zyrtar mund të mbërrijë edhe sot”.

I njëjti burim thekson se shifra përfundimtare është pak më shumë se 16 milionë euro, nga sa parashikohej fillimisht nga Inter për 80% të kartonit. Nëse do të ndodhë pikërisht kështu, atëherë Gabigol do të ishte futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit brazilian, Flamengo, duke kaluar blerjen e Giorgian de Arrascaeta, të paguar 13 milionë.

Më pas edhe “O Globo” ka konfirmuar lajmin e “UOL”, duke shtuar se është arritur gjithashtu edhe dakordësia me vetë Gabigol në lidhje me pagesën e futbollistit plus bonuset e skuadrës bazuar në një kontratë 5-vjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit