Vazhdon “operacioni fshesa” te Vllaznia, e pëson braziliani i radhës

27 Janar 2020
12:56
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia ka qenë aktive në merkaton e dimrit. Tri janë prurjet e reja te kuqeblutë: Eugeniu Sidorenco, Mevlan Adili, Simeon Hristov. Sidoqoftë, ka pasur edhe “krasitje” të atyre elementëve, që nuk bindën në gjysmën e parë të këtij sezoni futbollistik. Braziliani i radhës që ka dalë nga borderotë e klubit shkodran është Emerson Brito Dos Santos. Sulmuesi 28-vjeçar u aktivizua 401 minuta lojë me shkodranët, pa realizuar dot asnjë gol. Kompletohet kësisoji “operacioni fshesa” ndaj brazilianëve të ardhur me bujë verën e vitit të kaluar. I mbijetuari i vetëm është Hygor Guimarães Gonçalves, që shënoi atë supergol ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e parë të vitit 2020.

Ja njoftimi me këtë rast: “KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist, i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Emerson Brito Dos Santos. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit. Klubi e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë këto muaj për Vllazninë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit