Valverde me dhimbje koke, Messi bën lëmsh Barcelonën

21 Gusht 2019
11:03
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona e nisi keq kampionatin e ri, pasi humbi ndeshjen e parë kundër Atletico Bilbaos. Kapiteni Lionel Messi nuk ishte i gatshëm për shkak të një dëmtimi, ndërsa po lufton me kohën që të jetë i gatshëm për takimin e radhës ndaj Real Betisit. Gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë minimale. 

Kapiteni u stërviti i dferencuar dhe në seancën e sotme stërvitore dhe ende nuk po përfshihet me grupin. Trajneri Ernesto Valverde shpreson ta ketë “Pleshtin” të gatshëm për sfidën e dytë të kampionatit, pasi kampionëve mund t’u kushtojnë këto pikë të lëna në fillim të sezonit. 

Lajmi i mirë për Barcelonën është rikthimi i Nelson Semedos në ekip, pasi po stërvitej i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Mbrojtësi është i gatshëm për teknikun e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit