“Udhëtimi në Senegal, “Fake News”! Ai është 1000% i Barcelonës”

20 Gusht 2019
22:34
back button

I dëmtuar gjatë ndeshjes së parë sezonale në La Liga dhe i detyruar të qëndrojë jashtë fushës për 5 javë, sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele u spekullua të ketë udhëtuar për të kaluar fundjavën drejt Senegal.

Një lajm që ka acaruar jo pak drejtuesit e klubit katalanas, për të cilët veprimi i francezit do të konsiderohej si i pamatur. I detyruar nga këto kushte, por jo vetëm, ka nxituar të reagojë Moussa Sissoko, menaxheri i Dembele.

Ky i fundit, duke përgënjeshtruar lajmin e udhëtimit të futbollistit të tij drejt Senegal, ka konfirmuar se Dembele ka qëndruar në shtëpinë e mamasë së tij në Rennes. Menaxheri ka vulosur gjithashtu përfundimisht çdo debat dhe diskutim në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez.

“Dembele nuk ka asnjë plan për tu larguar nga Barça në asnjë kohë. Ai ndihet në mënyrë perfekte në klub dhe vendosmëria e tij është që të imponohet në mënyrë afatgjatë”, u shpreh menaxheri i sulmuesit francez.

“Pavarësisht ofertave dhe propozimeve të shumë klubeve gjigante, Ousmane është i bindur për faktin se ai ndodhet në klubin më të madh prej të gjithëve. Dembele është futbollist i Barcelonës dhe do të qëndrojë me 1000%, me vullnetin e fortë për të nderuar ngjyrat e klubit”, konfirmoi përfaqësuesi i Dembele.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit