U ndëshkua padrejtësisht, Barcelona apelon kartonin e parë ndaj Lionel Messi

11 Nëntor 2019
20:40
back button

Barcelona apelon vendimin e arbitrit që ndëshkoi Lionel Messin me karton të verdhë gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Celta Vigo. Një ndëshkim për argjentinasin në minutën e 39’ të ndeshjes, për një faull të “Pleshtit” ndaj Pape Cheikh.

Një parregullsi që në realitet nuk duket të ketë ekzistuar, sikurse synojnë të dëshmojnë përfaqësuesit ligjor të klubit blaugrana. Sipas argumenteve të avokatëve të Barcelonës, Messi ka prekur fillimisht topin, më pas kundërshtarin.

Ishte pikërisht momenti pasues, ajo goditje dënimi që çoi te barazimi i përkohshëm i Olaza. Katalanasit kanë dërguar tashmë dosjen me pamjet dhe filmimet. Vendimi do të mësohet ditën e mërkurë. Ai karton i verdhë i akorduar nga arbitrit Fernandez është i pari për Messin në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit