U dëmtua mbrëmë ndaj Celtës, ylli i Barçës rrezikon “El Clasicon”!

10 Nëntor 2019
9:05
back button

Barcelona triumfoi në mënyrë spektakolare mbrëmjen e kaluar ndaj Celtës me shifrat 4-1, por triumfi u zbeh disi nga dëmtimi i Nelson Semedos. Portugezi la fushën mes dhimbjeve në minutën e 23-të, ku Busquets mori vendin e tij.

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan se mbrojtësi ka një dëmtim në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për të paktën 5 javë. Kështu, Semedo rrezikon seriozisht të humbasë “El Clasicon” ndaj Realin, përballje që do të luhet në 18 dhjetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit