U ble me bujë për 27 milionë euro, por nuk po gjen paqe! Lojtari i Arsenal pëson tjetër dëmtim

9 Dhjetor 2019
21:39
back button

Arsenal duket se është i mallkuar këtë sezon, teksa çdo gjë po i shkon keq. Përveç rezultateve negative, “Topçinjtë” vuajnë edhe fatin e keq me lojtarët.

Kieran Tirney është një nga futbollistët që erdhi me bujë në Londër, pasi u ble për plot 27 milionë euro nga Celtic. Që nga merkato e verës që zbarkoi në “Fly Emirates”, Tirney ka luajtur vetëm 5 ndeshje, si pasojë edhe e dëmtimeve.

Mbrëmjen e sotme ishte titullar ndaj West Ham, por në minutën e 27-të është detyruar të largohet pasi u dëmtua. Tirney nuk kishte shumë kohë që ishte rikthyer nga një dëmtim i rëndë dhe tashmë i duhet të qëndrojë përsëri jashtë fushave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit