Tronditëse! Sara Salamo është përgjegjëse për “sëmundjen” e Isco-s

21 Janar 2019
14:51
back button

Isco Alcarcon është në qendër të vëmendjes dhe në gojë e të gjithëve te Real Madrid për rënien e tij të theksuar fizike. Jo vetëm ai, por edhe e dashura e tij aktuale, Sara Salamo.

Kështu thotë, të paktën, gazetari spanjoll Eduardo Inda i cili tregon se e dashura e lojtarit të Realit është një nga problemet e tij kryesore jashtë dhe brenda Realit.

"Në dhomat e zhveshjes dhe shoqëria mendojnë se po humbin një lojtar dhe konsiderojnë se mjedisi i tij nuk e lidh atë me karrierën e tij si profesionist. Në dhomat e veshjes thuhet se partnerja e tij aktuale e ka vënë atë në dietë si vegjetarian (mos konsumimi i mishit të kafshëve dhe nënprodukteve të tyre), "shpjegon gazetari në 'El Chiringuito'.

Kjo gjë është zbuluar nga shokët e skuadrës dhe klubi dhe të gjithë janë kundër tij. Vetëm Carvajal dhe Marcelo e kanë mbështetur 100% shokun e skuadrës, por i kanë bërë të ditur se nuk e ka mendjen te futbolli dhe po hedh tutje karrierën si profesionist.

Ky sekret në fakt u zbulua që vitin e kaluar dhe është Sara Salamo ajo që e ka bindur fantazistin të fillojë një dietë të tillë. Në fakt, po të bëjmë një vëzhgim të detajuar të profilit të modeles në Instagram duket qartë dashuria e saj për kafshët. Në shumë foto që ajo publikon ka kafshë si qen, kuaj, derra, dele apo edhe zebra. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit