Trippier, “Rooney” i Atletico Madrid për faj të… Diego Costa-s

12 Nëntor 2019
17:36
Denis Hakanaj
back button

E ka thënë edhe në të kaluarën, tani Kieran Trippier e ka konfirmuar dhe ka shpeguar edhe arsyen pse shoku i tij i skuadrës tek Atletico Madrid, Diego Costa, vazhdon ta quajë… Rooney.  

I transferuar në Spanjë nga Tottenham, mbrojtësi anglez i krahut është përshtatur shumë mirë me ambientin e ri dhe ka krijuar një lidhje të ngushtë me Diego Costa-n.

“Më thërret Rooney, vetëm sepse jam i vetmi futbollist anglez këtu dhe ndoshta sepse është i vetmi lojtar anglez që ai njeh”, ka thënë Trippier për The Guardian.

“Mendoj se është emri i parë që i ka shkuar në mendje. Dhe kudo që shkoj, ai më thërret Rooney. Por nuk e kuptoj. Nuk është se ngjajmë shumë. Me të vërtetë nuk e di pse ma ka vënë këtë pseudonim”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit