Tripletë e rrallë e mbrojtësit: Dy gola në këndore dhe një në goditje dënimi (VIDEO)

9 Shtator 2019
17:25
back button

Të shënosh gol është gjithmonë një kënaqësi e madhe në futboll, por kur e bëjnë mbrojtësit është kënaqësi e dyfishtë për ta sepse nuk iu ndodh shpesh.

Por, për mbrojtësin e majtë Joseph Jacobson ishte një ditë deliri, teksa arriti të shënojë tre gola për skuadrën e Wycombe, në ndeshjen ndaj Lincol.

Serinë e hapi në fillim të ndeshjes me një goditje dënimi perfekte, e vijoi me një goditje këndi, që falë edhe një devijimi shkoi në rrjetë.

Ndërsa në pjesë e dytë realizoi një gol tepër të bukur, duke e dërguar direkt nga këndorja në shtyllën e dytë të portës, duke shtangur portierin kundërshtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit