Tre gola dhe dy asiste; Balotelli jep shfaqje para 1 mijë tifozëve të Brescia

21 Gusht 2019
11:48
Alfred Lleshi
back button

Në turmë e konsiderueshme tifozësh të Brescia kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen Mario Balotellit dhe sulmuesi italian ua shpërbleu mikpritjen me tre gola dhe dy asiste. Ata shijuan nga afër klasin e bomberit që kanë marrë në qendrën sportive “Torbole Casaglia”. Që aty nisën edhe hapat e parë të SuperMario me fanellën e skuadrës së re.

.
Ai mbërriti aty në orët e para të pasdites, pas provave fizike dhe mjekësore.Fillimisht mori pjesë në takimin teknik, nën urdhërat e trajnerit Eugenio Corini, ndërsa më pas u kthye në fushën e lojës me shokët e tij të rinj. Së pari iu nënshtrua ushtrimeve atletike, pastaj luajti ndeshjen e brendshme, mes grupit, në të cilën tregoi “targën” e tij si lojtar shpërthyes dhe goleador.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit