Transferim jashtë Gjermanisë? Kimmich flet për të ardhmen

27 Janar 2020
21:47
back button

Joshua Kimmich konsiderohet si një prej titullarëve të padiskutueshëm të Bayern Munich. 

Kontrata e tij me bavarezët skadon në verën e vitit 2023 dhe drejtuesit mendojnë se ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Munich. 

Gjatë një interviste me Kicker, 24-vjeçari ka foolur për mundësinë e largimit në një vend të huaj.

“Është një pyetje që ja bëj vetes, patjetër. Megjithatë nuk mund të jap asnjë përgjigje tani. Mendoj se mbas 2-3 viteve mund të jetë gjëja e duhur për t’u bërë. 

Aktualisht qëllimi im është të fitoj sa më shumë trofe me Bayern, ndër to edhe Champions League.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit