Toronto ngec ndaj Clippers, Golden State zhytet në krizë

12 Nëntor 2019
8:26
Telesport
back button

Pas fitores 24 orë më parë ndaj Lakers këtë herë skuadra e Toronto ka dalë humbëse në përballjen me ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Clippers. Vendasit fituan 98-88, ndeshje ku ekipet mbrojtën mirë, me Clippers që bënë diferencën në parket. Lou Williams, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte lojtari më i mirë për vendasit, me 21 pikë, mbështetur nga Harrel me 14 pikë. Pikërisht stoli ishte ai që bëri diferencën në këtë sfidë, me 54 pikë.

Vijon momenti i keq për skuadrën e Golden State, që u mund 122-108 nga Utah Jazz. Për nënkampionët e NBA-së ndihet mungesa e yjeve, Curry e Thompson (Russell më i miri me 33 pikë), ndërsa për Jazz 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Gobert 25 pikë e 14 rebound). Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 122-116 New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Harden me 39 pikë e Westbrook me 26 ishin liderë në fushë për ekipin teksan.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Minnesota, 114-120

Boston – Dallas, 116-100

San Antonio – Memphis, 109-113

New Orleans – Houston, 116-122

Golden State – Utah Jazz, 108-122

Clippers – Toronto, 98-88

Lajme të tjera

Lajmet e fundit