Tirana tradhtohet nga sulmi, Vllaznia mbahet në kryeqytet

8 Nëntor 2019
19:56
Eraldo Harlicaj
back button

Klasikja e futbollit shqiptar ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me rezultatin 0-0. Një barazim që nuk i shërben asnjë prej skuadrave për objektivat që kanë dhe sidomos bardhebluve. Ekipi kryeqytetas merr barazimin e dytë radhazi, ndërsa kuqeblutë marrin pikë pas humbjes me Bylisin. 

Vendasit ishin më agresiv dhe u munduan të dilnin te goli, ndërsa Vllaznia ka shumë probleme me sulmin. Emrat nuk mungojnë te Tirana, por shënuesit po. Ngoo duket krejtësisht jashtëforme dhe nuk arriti të shfrytëzojë rastet që kishte në dispozicion. Sherri reagoi mjaft mirë në dy momente në pjesën e parë duke mbajtur të paprekur portën e tij. Vllaznia nuk arriti të ngacmonte asnjëherë seriozisht portën e Likës. 

Pjesa e dytë nisi me ritmën e së parës dhe u panë dy ekipe që nuk donin të rrezikonin gjithçka për gjithçka. 24 herë kampionët e vendit hodhën në fushë dhe Dungën, por ky i fundit vazhdoi nën ecurinë e Ngoosë. Ai nuk ia doli të shënonte vetëm 5 metra larg portës krejtësisht i zbuluar. Sulmuesi Ngoo nuk zhbllokoi rezultatin, pasi goditi shtyllën brenda zonës. I vetëm me Sherrin gaboi duke gjetur shtyllën pingule. Tirana mbetet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e 7 me 16 pikë.
 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit