Tirana mposht Partizanin në derbi, sfidë e fortë për play off-in

2 Nëntor 2019
21:30
Telesport
back button

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Tiranën në basketboll për meshkuj, që në “Asllan Rusi” fitoi 84-80 ndaj Partizanit. Një derbi mjaft interesant dhe me rivalitet mes dy skuadrave, që deri në fund dueluan për fitoren, e cila me meritë i takoi ekipit bardheblu.

Fiton edhe Goga Basket, që mundi 81-68 Vllazninë, ndeshje mes dy skuadrash pretendente për titull këtë sezon. Gjithsesi, skuadra kampione u tregua më e saktë në fushë, duke I shkaktuar rivalëve shkodranë humbjen e dytë radhazi. Nersër luhet Barleti-Teuta, me durrsakët që kanë shanse të kapin të vetëm kreun.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 5-të (2 nëntor)

Partizani – Tirana, 80-84

Goga Basket – Vllaznia, 81-68

E diel, 3 tetor

Barleti Eagles – Teuta, F.Hoti (ora 18:00)

Renditja: Goga Basket 8 pikë, Vllaznia 8 pikë, Partizani 8 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 7 pikë (-1), Barleti Eagles 4 pikë (-1).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit