Tifozët e Real Madrid zgjedhin Benzema, 71% e tyre i kërkojnë kapitenit të hapë krahun

12 Nëntor 2019
22:19
back button

Real Madrid ka rigjetur ritmin, shënon vazhdimisht dhe nuk pëson më gola. Duket se Los Blancos kanë zgjidhur të gjithë problemet e tyre pas humbjes së fundit ndaj Mallorca. Skuadra ka ndryshuar në mënyrë radikale.

Asnjë gol të pësuar dhe plot 10 të shënuar vetëm në javën e fundit. Mjaftueshëm për të parë me optimizëm drejt të ardhmes. Gjithsesi, ka nga ata që kërkojnë të krijojnë një debat edhe kur gjërat shkojnë thuajse perfekt.

Një konstatim i thjeshtë në rrjet, është shndërruar menjëherë më pas në sondazh. Benzema kundër Ramos, dy ekzekutuesit perfekt të penalltive, mes më të mirëve në botë, por me kapitenin spanjoll që nuk i lë radhë francezit në atë detyrë.

Në një sondazh të zhvilluar në internet “AS”, ka arritur në konkluzionin se 71% e votuesve kërkojnë që Benzema të jetë i përzgjedhuri për të ekzekutuar penalltitë te Real Madrid, duke i kërkuar Sergio Ramos-it që të hapë krahun.

Kjo gjë do ta ndihmonte francezin për të realizuar një objektiv të dyfishtë: titullin e Pichici dhe 300 golat me fanellën e Real Madrid. Me një përqindje 100% saktësie në realizimin e penalltive, nuk do të ishte e vështirë që ta arrijë këtë synim.

Deri tani Benzema ka realizuar 233 gola me fanellën e Los Blancos, duke ekzekutuar vetëm 8 penallti. Natyrisht që nëse do të kishte përfituar atë që i ishte akorduar Ronaldos, 71 të shënuar, atëherë do ta kishte arritur tashmë kuotën +300 gola. Gjithsesi, tashmë me hapësirën e lënë nga Ronaldo, por edhe nëse El Capitan do të hapte krahun te penalltitë, Benzema ka ende shpresë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit