Teuta mund Partizanin në fund dhe ruan kreun, “OK” edhe Goga Basket

9 Nëntor 2019
20:59
Telesport
back button

Janë luajtur dy takimet e para të javës së 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Në krye të renditjes ndodhet Teuta, që mposhti me vështirësi 78-76 Partizanin në “Asllan Rusi”. Një takim me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren.

Po kaq e bukur edhe sfida e luajtur në “Fahrie Hoti”, ku ekipi kampion i Goga Basket fitoi 82-78 ndaj Tiranës. Bardheblutë shpresuan të fitojnë në fushën e tyre, porn ë fund gabuan, duke dalë kokulur nga fusha. Nesër mbyllet java e 6-të me sfidën Barleti Eagles-Vllaznia (ora 18:00).

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 6-të

Partizani – Teuta, 76-78

Tirana – Goga Basket, 78-82

Barleti Eagles – Vllaznia, 10/11/2019 (F.Hoti)

Renditja: Teuta 11 pikë, Goga Basket 10 pikë, Partizani 9 pikë, Vllanzia 8 pikë, Tirana 8 pikë, Barleti Eagles 5 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit