Tallen me skemën e trajnerit, futbollistët e PSG përgatisin dëbimin e Tuchel

20 Gusht 2019
22:05
back button

Sipas “Le Parisien”, kontigjenti i skuadrës së PSG, pas disfatës së pësuar kundër Rennes në javën e dytë të Ligue 1, ka nisur të vërë në diskutim trajnerin Thomas Tuchel.

Prej kohësh objekt kritikash për formacionin e përzgjedhur, tekniku nuk kuptohet as nga vetë futbollistët e tij. Aq sa e përditshmja e kryeqytetit francez ka zbuluar një shkëmbim batutash mes futbollistëve të PSG në parking.

“E kuptove se me çfarë moduli luajtëm sot?”, mësohet të ketë pyetur njëri, që më pas mori si përgjigje: “Jo, si përherë”. Jo vetëm. Sipas burimeve të tjera, në fakt, përpara dëmtimit të Neymar, skema e vetme e provuar në stërvitje dhe në seancat para ndeshjeve ishte: “pasojani atij topin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit