Ylli nuk do të rinovojë me Man United, Juventus gati të përfitojë

12 Nëntor 2019
17:20
back button

Tahith Chong mund të ndjekë hapat e Paul Pogba duke u larguar nga Manchester United si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Juventusit në verë.

Kontrata e 19-vjeçarit Chong skadon në qershor të vitit tjetër dhe United ka frikë se talenti mund të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Sipas italianes calciomercato, Chong i ka thënë United se nuk do të rinovojë kontratën teksa është në kërkim të një sfide të re.

Chong ka bërë vetëm katër paraqitje me ekipin e parë të United, ndërsa këtë sezon është aktivizuar vetëm një herë, në humbjen 1-0 me Newcastle më 6 tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit