Super Insigne! Napoli hakmerret ndaj Sarrit dhe Higuain. Ronaldo nuk mjafton për “Zonjën” (VIDEO)

26 Janar 2020
22:49
back button

Fitore e jashtëzakonshme e Napolit ndaj Juventusit në “San Paolo”, pikërisht atëherë kur askush nuk e priste. Skuadra e drejtuar nga Gattuso ka mundur 2-1 kampionët e Italisë, me golat e Zielniskit në pjesën e parë dhe Insignes në pjesën e dytë (falë edhe devijimit deçiziv të De Ligt).

Polaku mposhti bardhezinjtë pas një kundërsulmi model, ndërsa kapiteni me një goditje fluturimthi.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në fund por goli i 17-të në Serie A këtë sezon nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen. Portugezi ka përfituar nga një krosim i gjatë pas krahëve dhe me dinakëri ka mposhtur portierin Meret.

Kujtojmë që i gjithë stadiumi ka ofenduar dhe vërshëllyer si Higuain, ashtu edhe Maurizio Sarri, sulmuesin dhe trajnerin që dikur kanë qenë te axurrët bashkë. Për Gattuson një fitore morali dhe tepër e rëndësishme për të rigjetur paqe. Për Juventusin një hap fals dhe humbja e dytë në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit