Super gol dhe hero, Dybala ka mesazh të koduar për Sarrin!

11 Nëntor 2019
15:27
back button

Paulo Dybala ka shënuar golin e shtatë personal ndaj Milanit, viktima e preferuar, por fakti që është kthyer në rezervë nga trajneri Maurizio Sarri dhe sidomos që Juventusi donte ta shiste në fund të merkatos verore e ka indinjuar jo pak, edhe pse ka heshtur.

Por, pas golit të fitores ndaj kuqezinjve, i hedhur në fushë në vend të Cristiano Ronaldos (zëvendësim që ka bërë bujë), postimi i tij ka qenë drejtuar trajnerit: “Kam lindur gati!”. Praktikisht Dybala tregon se meriton vend titullari dhe jo ta nisë nga stoli por me Higuain titullar, atëherë duhet që në stol të ulet pikërisht CR7, diçka vështirë të supozohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit