Sulmuesi i Liverpool-it lë kombëtaren i dëmtuar

12 Nëntor 2019
21:29
back button

Sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah nuk do të marrë pjesë në dy ndeshjet e radhës së Egjiptit për shkak të dëmtimit në kavilje.

27-vjeçari është lënduar sërish në kaviljen e majtë, e cila  shqetëson prej javësh, dhe nuk do të luajë në ndeshjet ndaj Kenias dhe Komoros, këtë e ka deklaruar vetë Federata e Futbollit egjiptian.

“Stafi ynë mjekësor, nën udhëheqjen e Dr. Mohamed Abul-Ela, ka konfirmuar pamundësinë e Mohamed Salah për të luajtur ndaj Kenias dhe Komoros, pas disa testeve intensive që janë kryer të hënën.”

Lojtari ishte në kampin stërvitor të martën dhe ka parë skuadrën teksa është stërvitur në Kajro.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit