Stadiumi në këmbë: “dështaku” i Interit barazohet me legjendën e Brazilit!

11 Nëntor 2019
18:56
back button

Dy vite më parë, Interi pagoi 30 milionë euro për ta veshur zikaltër dhe koleksionoi vetëm 9 ndeshje dhe 1 gol! Sot, po ai futbollist, Gabriel Barbosa, i thërritur ndryshe Gabigol, te Flamengo po entuziazmon tifozerinë me gola dhe asiste. 

Me golin e realizuar në derbin 3-1 të fituar ndaj Botafogos, Gabigol ka shkuar 21 gola sezonalë në kampionat, duke u barazuar me legjendën Zico.

Kurrë më mirë se ai nuk kishte bërë askush. Adriano (ish-Perandori i Interit) u ndal në 19 gola në vitin 2009. Zico u shpreh entuziast dhe përgëzoi Gabigol. Një sezon i jashtëzakonshëm teksa Flamengo i afrohet titullit, përveç se ka edhe finalen e Copa Libertadores ndaj River Plate për të luajtur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit