Sot është dita e madhe, Eriksen zyrtarizohet tek Interi (detajet e plota)

27 Janar 2020
9:08
Alfred Lleshi
back button

Një ditë pas barazimit të diskutueshëm kundër Cagliari, në shtëpinë zikaltër është, më në fund, dita e Christian Eriksen. Mesfushori danez do të arrijë në Itali në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar me Interin. Tottenham asnjëherë nuk hoqi dorë nga kërkesa prej 20 milionë euro, të cilën klubi italian ka vendosur ta pagojë për të mos humbur mundësinë e blerjes së një lojtari ekspert, i cili mund të rrisë përvojën dhe rrezikshmërinë e zikaltërve në vazhdim. 

Në funksion të marrëveshjes për Eriksen, Tottenham do të marrë, gjithashtu, të ardhurat e një ndeshjeje miqësore mes dy skuadrave dhe 5% për shkak të kontributit të solidaritetit. Për ish-lojtarin e Ajax, i cili në vitet e fundit ka luajtur një finale të Ligës së Kampionëve me “Spurs”, si dhe luftoi në nivele të mëdha, pas ardhjes së Pochettino, është gati kontrata 4-vjeçare në “San Siro”.

I kërkuar nga klubet e mëdhenj në Europë për ca kohë, sidomos verën e kaluar, Eriksen më në fund zgjodhi Interin, i vendosur për të punuar me Antonio Conte dhe disa ish-lojtarë të Premier League, që janë bashkuar me zikaltrit. Tek Interi, Eriksen do të gjejë disa kundërshtarë të vjetër të Manchester United, si Young, Lukaku dhe Sanchez, apo Moses nga Chelsea. Danezi mbush 28 vjeç në muajin shkurt. Atij do t’i skadonte kontrata me “Spurs” në qershor. 

Vetëm 2 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje të Premier League për Eriksen gjatë këtij sezoni, shumë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas vizitave mjekësore dhe nënshkrimit, Interi më në fund do të jetë në gjendje të përqafojë zyrtarisht Eriksen. Natyrisht, nuk pritet të luajë direkt, në ndeshjen e Kupës së Italisë, por është e qartë se do të jetë ndaj Udinese dhe, mbi të gjitha, në derbin kundër Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit