Smalling: Tek United isha pjesë e mobiljeve, por…

12 Nëntor 2019
22:12
back button

Chris Smalling është duke u ambientuar me jetën e re në Itali, por kjo nuk do të thotë se nuk e ka marrë malli për Manchester United.  

Mbrojtësi është larguar nga Djajtë e Kuq në fund të gushtit për t’iu bashkuar Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit, pasi u kthye në një zëvendësues nga Ole Gunnar Solskjaer.

Ai e ka nisur mirë aventurën në kryeqytetin italian, duke luajtur si titullar në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës.

“Më ka marrë malli për Man United sepse kam jetuar për shumë vite aty dhe isha bërë pjesë e mobiljeve, por jam duke e shijuar këtë kapitull të ri dhe shpresoj që të bëjmë një sezon të suksesshëm.

Jam duke u ambientuar më së mirë, familja dhe qentë e mi kanë ardhur këtu, kështu që çdo gjë është në rregull.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit