SKENARI: PSG refuzon Barcelonën, u jep formulën e re për transferimin e Neymarit

21 Gusht 2019
9:57
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Neymar-it është një nga dilemat më të forta të merkatos së verës. Braziliani ende nuk është stabilizuar, ndërsa trekëndëshi PSG-Barcelona-Real Madridi nuk po jep zgjidhje. Ekipi parisien po bisedon me katalanasit, pasi vetë lojtari do rikthimin në Katalunjë. Kampionët e Spanjës dërguan një ofertë huazimi për një vit me të drejtë blerje për 150 milionë euro vitin e ardhshëm. 

PSG ka refuzuar kategorikisht diçka të tillë dhe ka hedhur në tavolinë tjetër ide: Huazim për një vit, ashtu siç dëshiron Barcelona, dhe me detyrim blerje për 220 milionë euro në sezonin e ri. Topi tani është në duart e katalanasve që vështirë se do të pranojnë një lëvizje të tillë. Parisienët nuk duan të humbasin asnjë cent nga investimi që bënë me brazilianin po nga Barcelona. 

Reali nga krahu tjetër po minitoron situatën dhe është gati për të ndërhyrë në çdo kohë. PSG është më e gatshme të bashkëpunojë me madrilenët se sa me Barcelonën. Juventusi është futur rastësisht në garë me torinezët që janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Dybalasë dhe para për Neymarin! Do të ishte çmenduri e vërtetë…   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit