SKENARET: Teuta feston Europën, Tirana ka në dorë fatin e saj

27 Maj 2019
11:28
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më diskutime! Flamurtari mbetet një përrallë e bukur, por pa fund të lumtur. Fjalët i merr era, ndërsa administratori Sinan Idrizi e humbi ndeshjen e tij, nuk ka më shpresë dhe as pritje për fjalë të bukura, apo plane që fshihen me zbaticën e parë. Vlonjatët nuk licencohen për Europë dhe është UEFA që vendos pikat mbi "i". 

Një lajm i tillë gëzon padiskutim Teutën. Ekipi durrsak tani është zyrtarisht në Europë, pasi ndodhet pas Flamurtarit (nuk licencohet) dhe ka pas vetes Skënderbeun (i përjashtuar nga UEFA). Praktikisht nuk ka kundërshtar duke qenë se Laçi ndodhet 5 pikë larg. 

Tirana – Laçi – Bardheblutë kanë në dorë fatin e tyre. UEFA lë si mundësi që Kupa e Shqipërisë të dërgon në Europë, me pak fjalë kryeqytetasit janë licencuar (mbase). Federata Shqiptare e Futbollit i mban të fshehura në zyrat e tyre licencimet si një sekret kombëtar. E turpshme, pasi nuk marrin si shembull as Maqedoninë e Veriut që i publikon të gjitha lajmet në lidhje me licencimet. Histori tjetër kjo…

24 herë kampionët e vendit nëse fitojnë Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit mund të kthejnë me 180 gradë sezonin e tyre. Një trofe dhe pjesëmarrje në Europa League që përkthehet në miliona të fituara. Finalja do të jetë e egër, pasi nuk ka më llogari mes Tiranës dhe Kukësit, si dy sezone më parë. Në krahun tjetër, Laçi i Pashk Laskës bën i gjithi tifo për Kukësin. Në rast se verilindorët fitojnë trofeun, kurbinasit shkojnë në Europë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit