Sjellja prej huligani: Lerda u dënua me 7 muaj skualifikim 5 vite më parë sepse rrahu keq tifozin, lojtarin dhe zyrtarin!

29 Tetor 2019
11:39
back button

Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambjentet e stadiumit “Selman Stermasi” pas ndeshjes Partizani-Kukësi, ku trajneri kryesor i kampionëve, Franco Lerda, u kap me grushte me ndihmësin e tij Dritan Mehmeti ka befasuar të gjithë, nga futbollistët, te tifozët por edhe vetë median, që nuk priste këtë degradim të situatës, përpos fërkimeve që kanë pasur në fillim të sezonit…

Impulsiv dhe “huligan” në momente të caktuara, trajneri Franco Lerda nuk është hera e parë që përdor grushtet në një stadium futbolli! Në fund të sezonit 2013-2014, tekniku i Partizanit, drejtonte skuadrën e Lecces dhe luante finalen e playoff  të Lega Pro (Serie C sot, kategoria e tretë italiane) ndaj Frosinones, përballje kjo e humbur! 

Në përfundim të ndeshjes, Lerda goditi një zyrtar të klubit të Frosinones me grushte pasi u provokua, ashtu si bëri edhe ndaj futbollistit të Frosinones, ndërsa më pas do të vazhdonte me sjelljet prej huligani edhe kur teksa tifozët kundërshtarët e shanin, reagoi ndaj njërit që ishte në fushë edhe për të festuar, duke e goditur me shqelma dhe grushte.

Komisioni i disiplinës do ta dënonte deri në dhjetor të vitit 2014, pra 7 muaj nga momenti i ngjarjes dhe episodit të turpshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit