Shokon Ronaldo: Ndoshta mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm…

21 Gusht 2019
9:13
Alfred Lleshi
back button

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet i pasigurt për kohën kur do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, duke thënë se kjo mund të ndodhë më shpejt se mendohet, vitin e ardhshëm, ose mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Portugezi 34-vjeçar ka shkëlqyer me “Zonjën e Vjetër”, sezonin kaluar, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje, në të gjitha garat, dhe duke i ndihmuar gjigantët italianë të fitojnë një tjetër titull të Serie A.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është i pasigurt se kur do të ndalojë së luajturi, megjithëse nuk po mendon për këtë gjë. “Unë nuk mendoj për këtë, – tha Ronaldo për TVI. – Ndoshta mund të largohem nga futbolli vitin tjetër…, por mund të luaj edhe deri në 40 apo 41 vjeç. Unë nuk e di. Ajo që gjithmonë them është të shijoj momentin. Situata është e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdoj ta shijoj”.

Së bashku me çmime e trofe të shumtë individualë, Ronaldo ka fituar një rekord, pesë tituj të Ligës së Kampionëve (katër me Real Madridin dhe një me Manchester United), tri kurora të Premier League, dy tituj të La Liga dhe një titull në Serie A. Ai dëshiron të bëjë histori, duke vendosur rekorde të tjera. “A ka ndonjë futbollist, që ka më shumë rekorde se unë? – pyet ai. – Unë nuk mendoj se ka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit