Sfidoi racistët, mori të kuq dhe shpërtheu në lot. Brazilani nuk ndalet me luftën e tij

11 Nëntor 2019
14:14
back button

Lotët e tij kanë prekur të gjithë. Nga Italia në Ukrainë, nga Verona-Brescia te Shakhtar-Dinamo Kiev. Nga Balotelli te Taison që, pikërisht si sulmuesi italian, ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tribunës që po e fyente dhe po ushtronte racizëm ndaj tij. Braziliani i tregoi edhe gishtin e mesitdhe arbitri i tregoi kartonin e kuq. Më pas, futbollisti shpërtheu në lot, por sot edhe pse me mendje të kthjellët, do ta ribënte atë veprim.

“E dua rracën time, luftoj për ngjyrat, çdo gjë që bëj e bëj për ne, për dashurinë. 

Nuk do të hesht kurrë përpara një sjellje të tille çnjerëzore ndaj nesh. Lotët e mi ishin indinjatë, pafuqi sepse në atë moment nuk mund të bëja asgjë më shumë. Na mësohet se duhet të tregohemi të fortë dhe të luftojmë, për të drejtat dhe për barazinë. Roli im është të luftoj, të vendos gjoksin përpara”.

“Në një shoqëri raciste, nuk është e mjaftueshme të mos jesh racist. Duhet të jemi antiracistë. Futbolli ka nevojë për më shumë respekt, bota ka nevojë. Do të vazhdoj të luftoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit