E FUNDIT: Sarri falënderon Ronaldon dhe tregon pse e zëvendësoi!

10 Nëntor 2019
23:38
back button

Maurizio Sarri ka folur për Ronaldon dhe lojën e ekipit pas fitores ndaj Milanit në Allianz Stadium.

“Duhet ta falënderojmë Ronaldon, sepse ka bërë një sakrificë për të qenë këtu sot në një situatë të vështirë. Ai bëri gjithçka për të luajtur, por pashë se nuk ishte mirë dhe mendova se gjëja më e mirë ishte ta zëvendësoja.

Është natyrale që një lojtar të irritohet kur lë fushën, sidomos kur ka punuar shumë për të qenë aty. Më pëlqeu shpirti i garës që tregoi ekipi, por duhet të përmirësohemi pasi kemi bërë shumë gabime.

Milani kishte goditje në kuadrat, por ishin shumica jashtë zonës. Kanë kualitet të madh në mesfushë dhe luajtën mbi nivelin mesatar që kanë treguar këtë sezon.

Ronaldo gjatë muajit të kaluar ka pasur një problem të vogël në gju, ai ka pësuar një goditje në stërvitje duke lënduar ligamentin. Dëmtimi po ndikon te paraqitjet e tij dhe nuk është në momentin e tij më të mirë.

Të gjithë lojtarët që zëvendësohen do të mërziten për pesë minuta, por do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të mërzitej.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit