Salvini: Dhashë dorëheqjen, le të humbas si Milani për një kohë…

11 Nëntor 2019
11:28
Alfred Lleshi
back button

“Periudha e keqe e Milanit? Jam i lumtur të fitoj betejat që kanë të bëjnë me italianët. Si Milani, edhe unë kam dhënë dorëheqjen për momentin, le të humbas për një kohë. Herët a vonë… Besimi nuk do të ndryshojë, por herët a vonë, kohët më të mira do të kthehen”. Kjo ishte përgjigjja e ish-ministrit të brenshëm të Italisë, një tifoz i thekur i kuqezinjve, Matteo Salvini, kur u pyet për humbjen e mbrëmshme të Milanit në “Allianz Stadium”. Deklarata e drejtuesit të një partie të rëndësishme politike në fqinjin tonë të përtej Adriatikut u bë në një intervistë telefonike për “Lady Radio”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit