“Sa i paska… këmbët”; Erjona Sulejmani mahnitet nga muskujt e Lukakut

21 Gusht 2019
15:34
Alfred Lleshi
back button

Erjona Sulejmani është një bukuroshe shqiptare, që jeton në Itali. Madje, atje është bërë e njohur, kryesisht për faktin se ka qenë partnerja e Blerim Dzemaili, por edhe për disa deklarata mbi “(pa)fuqinë seksuale” të futbollistëve në krevat. Natyrisht, për të qenë pjesë e mediave të vendit përtej Adriatikut mjaftojnë edhe hiret e saj, linjat fizike, që nuk ngurron t’i fiksojë përmes fotove të shumta, që I shpërndan në rrjetet sociale. 

Pikërisht përmes kësaj rruge, Sulejmani ka zbuluar se është jë tifoze e Interit. Ajo ka komentuar në një foto të Romelu Lukakut, të hedhur nga klubi zikaltër në faqen zyrtare në Instagram. Ajo ka mbetur e befasuar nga muskujt e Romelu Lukakut, aq sa këtë e ka shprehur me fjalë: “Çfarë këmbësh ka ai! Këtë vit, Interi ynë duhet ta tregojë veten!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit