“Luani” i pamposhtur rus: Po vij për t’u përballur me Anthony Joshua

27 Janar 2020
14:05
Telesport
back button

Boksieri 30-vjeçar rus Arslanbek Makhmudov po fiton reputacion në vendlindjen e tij dhe jo vetëm. I njohur me nofkën “The Lion” (Luani), boksieri i peshës së rëndë deri më tani ka regjistruar 10 fitore, të gjitha me KO dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në ring.

Në një intervistë për “Sky Sports”, boksieri rus tha: “Prej vitesh janë spostuar në Kanada, ku po stërvitem në kushte më të mira dhe kam nisur të bëj karrierë. Kam një staf të mirë, promotorë të mirë dhe kam një plan për të ardhmen time”, tha Makhmudov.

Arslanbek Makhmudov

Ai pranon se boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, është objektivi i tij madhor. “E respektoj, është kampion bote dhe një boksier i madh. Unë nuk e di se do të përballem me atë herët a vonë. Po përgatitem për një duel të tillë që të më shpallë kampion. Kam bërë gjithë këtë rrugëtim vetëm për Joshua”, tha Makhmudov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit